Nesër Kuvend dhe protestë, PS kërkon garantimin e sigurisë fizike të deputetëve

Shqipëria

Nesër Kuvend dhe protestë, PS kërkon garantimin e sigurisë fizike të deputetëve

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:58
Ilustrim

Vendoset ora për mbajtjen e seancës plenare. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së bëjnë me dije se deputetët janë njoftuar se seanca do të mbahet të martën  në orën 10:00.

Në seancën e ditë së nesërme pritet të bëhet betimi i katër deputetëve të LSI që do të marrin sot mandatin nga KQZ.

Ministrisë së Brendshme i është kërkuar të garantojë sigurinë fizike të deputetëve të mazhorancës, pasi në të njëjtën orë para Kuvendit do të protestojë dhe opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat