Dhuna, Braçe: Arrestimet s’mjaftojnë, këta duhen shporrur

Shqipëria

Dhuna, Braçe: Arrestimet s’mjaftojnë, këta duhen shporrur

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:23
Erion Braçe

Zv/Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, tifoz futbolli dhe më konkretisht i Partizanit, nuk ka mundur dot të distancohet pas skandalit në Kamëz, ku u rrah barbarisht gjyqtari nga kolegjiumi i Lezhës, Eldorian Hamiti. Ndonëse në postimin e tij flet dhe për Juventusin, Braçe e mbyll me ngjarjen e turpshme të Kamzës.

Postimi i plotë i Braçes:

“E bëri në Madrid! E bëri dhe sot ne Napoli!

Rishiheni ndeshjen: Të katër mbrojtësit e Napolit luajtën pa kundërshtarë gjithë ndeshjen. I vetmi në sulm e i vetmi duke mbrojtur përballë tyre ishte Ronaldo.

Përse? Sepse Juventus refuzon të luajë futboll. Eeeeeej ka mbajtur topin veç 32%! Kuuuuuuuuulmiiiiiiiiiii! Ndërkohë, #KYGOMAR as që e kupton, zero!

Ka edhe më shumë, #KYGOMAR ka në ekip njërin nga dy lojtarët më të mirë në bote dhe prej 6 muajsh nuk e fut në lojë, nuk gjen kush duhet t’i shërbeje, nuk e çon dot te goli.

19 golat e #Ronaldos deri tani janë thjeshtë vepër e tij. #KYGOMAR nuk di si ta përdorë!

Tani, nga Napoli ne Kamëz. Po shoh pamjet e asaj ç’paska ndodhur ne një ndeshje futbolli në këtë futbollin tonë. Çfarë turpi! Çfarë turpi! Të gjitha palët e përfshira sot janë zhytur në turp!

Produkt i asaj që është ndërtuar deri më sot nga të gjithë bashkë në këtë futboll. Është futbolli i këtyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat