Protesta një e drejtë e bazuar në ligj, Xhixho: Asnjë hap pas, nuk frikësohemi

Shqipëria

Protesta një e drejtë e bazuar në ligj, Xhixho: Asnjë hap pas, nuk frikësohemi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:26
Erisa Xhixho

Nënkryetare e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas qëndrimit të Policisë e cila nuk ka dhënë leje për protestë. Ajo thotë se e drejta për të protestuar mbështet në kushtetutë dhe se policia thotë ajo, duhet të garantojë ushtrimin e saj. Xhixho thotë se kemi të bëjmë me një polici politike. ”Ne kemi zgjedhur të kundërshtojmë me forcën e njerëzve e rezistencës popullore, parlamentin ilegjitim duke ndërtuar parlamentin e qytetarëve dhe lirisë sa herë që do ketë seancë parlamenti i Rilindjes, ndaj ta harroj çdo kush që mendon se mund të na friksojë ose intimidojë. Asnjë hap pas”,-shkruan ndër të tjera nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Postimi i plotë

E drejta per te protestuar nje e drejte kushtetuese neni 47 i Kushtetutes. Te degjoj argumentimet e policise shtetit qe refuzojne kerkesen e qytetareve per proteste eshte sa qesharake dhe e turpshme. E drejta per protestuar eshte fituar prej shekujsh nuk mund te refuzohet pasi ajo vetem mund garantohet ne ushtrimin e saj nga Policia Shtetit e cila qartazi tashme eshte kthyer ne nje polici politike.

Une kam qene deshmitare e protestave mese paqesore, ku asnje polic nuk eshte dhunuar perkundrazi kam pare dhe perjetuar helmimin nga gazi qe kane hedhur pa kriter ndaj protestuesve dhe qytetareve, grave, femijeve qe studionin ne shkollen profesionale ekonomike ( ish pedagogjike) afer Kuvendit. Perkundrazi provokimet ndaj saj kane qene permanente.

Ne kemi zgjedhur te kundershtojme me forcen e njerezve e rezistences popullore parlamentin ilegjitim duke ndertuar parlamentin e qytetareve dhe lirise sa here do kete seance parlamenti i Rilindjes, ndaj ta harroj cdo kush qe mendon se mund te na friksoje ose intimidoje. Asnje hap pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat