Rrahja e arbitrit, FSHF paralajmëron: Policia të na ruajë ose ndërpresim kampionatin!

Shqipëria

Rrahja e arbitrit, FSHF paralajmëron: Policia të na ruajë ose ndërpresim kampionatin!

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:54
Rrahja e arbitrit

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër në lidhje me aktet e rënda të dhunës ditën e djeshme, ku gjyqtari Eldorjan Hamiti u rrah nga disa persona në ndeshjen Kamza-Laçi.

Paralajmërimi kësaj here ka qenë i fortë.  Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Ilir Shulku, deklaroi se nëse policia e shtetit nuk do të marrë masa për të mbrojtur mbarëvajtjen e ndeshjeve, atëherë do të shikohet seriozisht ndërprerja e të gjithë kampionatit shqiptar të futbollit.

Shulku: A është i interesuar shteti shqiptar dhe Policia e Shtetit që futbolli më i dashur i shqitarëve të vazhdojë? Sepse deri më tani është vështirë të vazhdohet. Jemi në mes të kampionatit dhe ju e dini shumë mirë se ç’mund të ndodhë në fund kur ekipet do të rrezikojnë rënien nga kategoria. Pa Policinë e Shtetit e shikojmë të pamundur zhvillimin e kampionatit. Nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhër, do shikohet seriozisht ndërprerja e kampionatit. Do të shikohet në mënyrë shumë serioze nëqoftëse policia do të ketë reagim. Do të kërkojmë të bëjmë takme me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Nëse kjo punë vazhdon kështu, atëherë do ta shikojmë shumë seriozisht vazhdimin e kampionatit”, u shpreh Sekretari i FSHF.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.

“Është moment i vështirë i futbollit shqiptar, ngjarje shumë e rëndë që trondit çdo individ, çdo shqiptar. Janë pamje të rëndë, edhe në fushë më të rëndë të jetës nuk ndodhin këto incidenteve. Jeta e gjyqtarëve është në rrezik, para jetës së gjyqtarëve nuk vënë asgjë. Ne si shoqatë kemi bërë deklarimet tona, ku kërkojmë me forcë që të bëjmë çmos për të ndaluar dhunën ndaj arbitrave. Kjo dhunë sa vjen e përsëritur dhe rritet, vjen si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të policisë”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat