Subvencionet e BE për bujqësinë, skemë tjetër për fermerët që nuk plotësojnë kriteret

Shqipëria

Subvencionet e BE për bujqësinë, skemë tjetër për fermerët që nuk plotësojnë kriteret

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:09
Foto

314 fermerë dhe agrobiznese kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian prej 90 mln eurosh. Drejtorja e Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, bën me dije se tashmë dosjet voluminoze kanë nisur të shqyrtohen ndërsa thekson se janë shumë elemente të cilat bëjnë skualifikimin direkt të aplikantëve.Por për të gjithë ata që nuk do përfitojnë nga këto fonde po përgatitet një tjetër skemë mbështetjeje.

Pavarësisht fluksit të aplikimeve për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë duket se shumë prej tyre nuk do të përfitojnë për shkak të kritereve të forta të vendosura.

Frida Krifca, drejtore e Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, shpjegon se aktualisht ka nisur skanimi i dosjeve të cilat janë shumë voluminoze.

Frida Krifca: Këto gabime mund të jenë që nga mungesa e biznesplanit që nuk ekziston në dosje, që nga mungesa e pasqyrave financiare në biznesplan, që nga mungesa e aplikimit në vetëvete, që nga mungesa e aplikimit të shkruar me dorë që nuk lejohet pavarësisht se duket një gjë shumë e vogël.Janë 2-3 elementë të tjerë që i skualifikojnë menjëherë. Në momentin që bëhet ky pastrim ne do të kemi një vetëdije mbi sa janë ato aplikime të vërteta që mund ti qëndrojnë garës për më tutje që do të vazhdojnë të kryejnë kontrollin administrativ.

Ndërkohë për të gjithë ata fermerë që nuk mundën të plotësojnë kriteret për të aplikuar për fondet IPARD është menduar një tjetër skemë.

Frida Krifca: Ato sektorë apo fusha që nuk mbulohen dot nga programi i parë kemi menduar që të mund të alokohen me një skemë të 2019 që tani po ndërtohet. Së shpejti do të dalë VKM që do të përcaktojë të gjithë parametrat dhe sektorët që do të mbuloheN si ulliri, qumështi etj ku do të gjejnë veten ata fermerë që nuk apklikojnë dot nga fondi IPARD.

Në Agjensinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural tashmë janë dorëzuar 314 aplikime, të cilat janë më shumë se fondet e vëna në dispozicion.

Vendet e rajonit ndërkohë kanë treguar se përfitimi nga fondet e Bashkimit Europian nuk ka qenë më shumë se 10-13% e fondeve në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat