Si ngrohen shqiptarët? – Në masën 25% me burime jo të rinovueshme

Shqipëria

Si ngrohen shqiptarët? – Në masën 25% me burime jo të rinovueshme

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:19
Foto

Pavarësisht se, Shqipëria është ndër vendet e para në Europë sa i përket normës që zë energjia e rinovueshme në totalin e energjisë në vend, kur bëhet fjalë për ngrohjen dhe ftohjen, Shqipëria nuk është aspak e para. Në vendin tonë, 24.9% e ngrohjes dhe ftohjes së familjarëve vjen nëpërmjet burimeve të rinovueshme, ndërkohë që pjesa e mbetur, pra rreth 75% është produkt i energjive të tjera, jo të rinovueshme, çka përkthehet në  një dëm të madh ambiental.

Por, alarmante duket të jetë fakti që kjo normë ka rënë me rreth 10 pikë përqindje, pasi në 2016 ishte në 33.8%. Në nivel europian, Shqipëria është e 17-ta sa i përket normës që zënë burimet e rinovueshme të energjisë nën procesin e ngrohjes dhe ftohjes së familjarëve. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 19.5%. Kjo do të thotë se vendi ynë është më mirë se Bashkimi Europian. Por nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është një vend i varur nga energjia hidrike, që është e rinovueshme, ndërkohë që një pjesë e madhe e vendeve europiane janë të lidhura ngushtë edhe me burime të tjera energjetike, jo të rinovueshme.

Image

Ngrohja e shtëpive shqiptare, në masën ¾ me burime energjetike jo të rinovueshme është rrjedhojë e faktit se janë të paktë ata që ngrohen me energji elektrike. Gazi dhe druri duket se përbëjnë bazën e ngrohjes së familjeve shqiptare, ndërkohë që sa i përket ftohjes, energjia elektrike mbetet burimi kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat