E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se u mbyt nga i biri

Shqipëria

E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se u mbyt nga i biri

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:30
Foto

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë.Ngjarja është raportuar në lagjen numër 4 të qytetit.

Sipas policisë, 80-vjeçarja jetonte me djalin e saj dhe ka qenë ky i fundit që e ka gjetur pa shenja jete.

Por burime nga policia thonë se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja dhune.

Dyshohet se ajo është goditur më pas mbytur nga djali i saj 50 vjeç.

Po të njëjtat burime thonë se 50-vjeçari ishte konsumues i pijeve alkoolike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat