Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga policia për kursin e oficerit kriminalistik, nga ku është shprehur se 52 studentë e përzgjedhur, që kanë perfunduar studimet me rezultate të larta, do të jenë oficerë policie me gradën e nënkomisarit.
“Përzgjedhja është realizuar me një konkurs transparent dhe të pakontestuar, në procese ku vlerësohet merita, pa parë mbiemrin, tarafin, xhepin apo partinë”, u shpreh Rama.
Rama ka theksuar rëndësisnë e mirëfunksionimit të kësaj akademie, për të vijuar me freskimin e trupës policore.