Sa i diskriminon gratë dhe vajzat Shqipëria?!

Shqipëria

Sa i diskriminon gratë dhe vajzat Shqipëria?!

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:57
Ilustrim

Kur vjen fjala te hendeku gjinor, Shqipëria performon mire në rang global.

Banka Botërore është institucioni i radhës që e konfirmon një gjë të tillë. Në raportin më të fundit, “femrat, biznesi dhe ligji 2019”, Shqipëria renditet e 35-ta, ndër 187 ekonomi të botës me një pikëzim në 91.25 pikë nga 100 në total.  

Raporti në fjalë mat shanset ekonomike që i krijohen femrave nga legjislacioni dhe rregullat e një vendi të caktuar.

Nëpërmjet identifikimit të pengesave që kanë femrat sa i përket shanseve ekonomike, indeksi arrin të pasqyrojë gjendjen e barazisë gjinore në legjislacion. Pikëzimi i Shqipërisë në këtë raport, me 91.25 pikë bëhet mbi bazën e 8 nën-indikatorëve. 

Në 6 prej tyre; lëvizja e lirë, fillimi i një pune, pagesa, martesa, menaxhimi i aseteve dhe nisja e një biznesi, Shqipëria merr pikët maksimale, pra 100, shkruan "scan".

Kjo do të thotë se në këto 6 drejtime, barazia meshkuj-femra është e plotë. Janë dy nën—indikatorë të tjerë ata që rrëzojnë pikëzimin, me atë të pensioneve që na jep vetëm 50 pikë nga 100 dhe atë të lejes së lindjes që na jep vetëm 80 pikë nga 100.

Në renditjen e përgjithshme, Shqipëria lë pas edhe vende  mjaft të zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Japonia. Sa i përket rajonit, Serbia dhe Kosova janë më mirë se në në renditje, ndërkohë që Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë më dobët. 

Në vend të parë të listës, me barazi të plotë janë 6 vende europiane: Belgjika, Franca, Danimarka, Luksemburgu, Suedia dhe Letonia, ndërkohë që në vend të fundit në nivel global janë: Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Arabia Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat