Shtyhet afati i aplikimit për kandidatin në Trojkën e OSBE-së

Shqipëria

Shtyhet afati i aplikimit për kandidatin në Trojkën e OSBE-së

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në kuadër të kryesimit të OSBE-së për vitin 2020, shtyn afatin e aplikimit për kandidaturë shqiptare si Përfaqësuese/ Speciale (SR) për rininë & sigurinë në Trojkën e OSBE- së.

MEPJ shpalli kriteret e kandidatit të Trojkës së OSBE-së: Të ketë përvojë të njohur lidhur me angazhimet me shoqërinë civile si dhe me lëvizjet rinore;Të ketë përvojë lidhur me politikat kombëtare dhe ndërkombëtare për rininë, përfshirë për konceptin e integrimit të rinisë;Të gëzojë njohuri të nocioneve themelore të punës së organizatave ndërkombëtare;Të ketë njohuri të konceptit të sigurisë evropiane dhe dialogut;Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, përbën avantazh njohja e një gjuhe tjetër kryesore që përdoret në strukturat e OSBE-së.

Po ashtu, MEPJ shton se kandidati duhet të ketë njohje e gjerë për të paktën një nga dimensionet e OSBE-së për sigurinë dhe bashkëpunimin, në veçanti për dimesionin e parë politiko-ushtarak;Aftësi të mira për të folur në mjediset publike dhe prezantues të mirë. Aftësi organizative dhe të punës në grup, si dhe aftësi të mira komunikimi. Mosha preferohet të jetë nga 18-30 vjeç. Do të kenë avantazh kandidatet femra;Kandidatët duhet të jenë të gatshëm dhe për të kryer të udhëtuar, duke iu përshtatur një agjende fleksibile. Gjithashtu, kandidatët duhet të jenë të gatshëm të angazhohen minimalisht një ditë në javë.

“Kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme, do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim dhe me gojë pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Informacioni i saktë mbi kohën e zhvillimit të testimit do i njoftohet kandidatëve nga MEPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat