Lefter Maliqi: Këtë radhë Basha e mbajti fjalën, ma dha sot mandatin e deputetit

Shqipëria

Lefter Maliqi: Këtë radhë Basha e mbajti fjalën, ma dha sot mandatin e deputetit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:23
Lulzim Basha dhe Lefter Maliqi

Lefter Maliqi është i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranon të ulet ne Kuvend si deputet i ri. Larg vëmendjes se medias, ai dorëzoi të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit.

“Mund të mos e pranoja mandatin, por unë kontratën e kam lidhur me njerëzit e asaj zone dhe kjo nuk është hipokrizi.

Basha më ka premtuar se pas Halimit do jesh ti deputet.

Rasti i parë që zoti Basha më dhuron mandatin e deputetit, mbajti fjalën.

Në 10 gënjeshtra të paktën 1 e mban”, u shpreh ai për Top Channel.

Për listimin në një pozicion jo fitues në 2017, Lefter Maliqi braktisi demokratët për t’u bashkuar me të majtët.

Por, në Parlament, Maliqi thotë se do sillet si opozitar i arsyeshëm.

“Në këto momente detyrimisht jam deputet i opozitës, por do mbështes njerëzit të gjithë pa dallim.

Votat me të majtët do i bashkoj vetëm për interesat e banorëve në të kundërt nuk do i bashkoj”, tha Lefter Maliqi.

Kandidati për deputetit thotë se nuk ka pasur kontakte nga socialistet për këtë vendim, ndërsa pohon telefonatat nga demokratët.

“Le të thonë që jam tradhtar. Unë s’jam tradhtar, ata të shohin veten me kë bëjnë koalicion.

Që ta dine të gjithë së rri 5 ditë, se rri një muaj, se rri dy vjet mua s’më intereson…

Mua më intereson për aq kohë sa rri të ngre zërin për njerëzit”, tha Maliqi.

Para se të marrë mandatin e deputetit, Lefter Maliqi pritet të jape dorëheqjen nga posti i zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat