Nesër protesta para parlamentit/ Zyrtari i SHBA-së thirrje opozitës: Tubimi duhet të jetë paqësor

Shqipëria

Nesër protesta para parlamentit/ Zyrtari i SHBA-së thirrje opozitës: Tubimi duhet të jetë paqësor

Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:33
Philip Reeker

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Philip Reeker  duke komentuar situatën në Shqipëri tha se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori.

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njëjta. Referuar protestës së opozitës nesër para parlamentit ai tha se duhet që të jetë paqësore. “Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike.U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore” tha zoti Reeker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat