Basha e pranon atë që mendojnë njerëzit: Dyshonin tek një marrëveshje tjetër me Ramën

Shqipëria

Basha e pranon atë që mendojnë njerëzit: Dyshonin tek një marrëveshje tjetër me Ramën

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:46
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se vendimi për djegien e mandateve erdhi pasi opozita ishte kthyer në fasadë.

Basha: Kishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë.

Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë.

Ne nuk arrinim  dot përmes rolit parlamentar, që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s.

Parlamenti është kthyer thjeshtë në një noter të vendimeve të saj të paligjshme.

Edhe ajo hapësirë që ishte është eleminuar.

Është pjesë e marrëveshjes Basha-Rama që të rrini aty.

Erdhi një moment ku qytetarët na vunë para zgjidhjes duke çuar vendin drejt krizës institucionale, ose ta linim të degradonin në shfaqje dhune.

Basha: Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë. Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut.

Zheji: Është hera e parë që po dëgjoj nga ju në mënyrë eksplicide një ftesë direkte për Partinë Socialiste…

Basha: Nuk është hera e parë! Kjo betejë nuk është një betejë që i bashkon shqiptarët. Nuk po bëhet që të vijë në pushtet një parti apo një parti tjetër por që të kthejmë në Shqipëri sistemin dhe vlerat evropiane për të cilën shqiptarët po ikin siç kanë ikur në vitin 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat