Flutura Açka tregon humbjen e djalit dhe amanetin e tij

Shqipëria

Flutura Açka tregon humbjen e djalit dhe amanetin e tij

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:53
Flutura Açka me djalin

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka folur për herë të parë pas vdekjes së të birit, humbje i cila i shkaktoi një tronditje të madhe.

E veshur me të zeza dhe me lotët që i rridhnin në mënyrë të pakontrolluar, Flutura pohoi në emisionin “A Show” në News 24 se ende vijon të jetojë me ndjesinë se një ditë djali i saj do ta  telefonojë.

Ajo ndau me shikuesit e “News 24” dhimbjen e një nëne, e cila do të duhet të vijojë jetën pa praninë e gjësë më të shtrenjtë, të cilin e pa duke shkuar drejt rrugës së përjetësisë për të mos u kthyer më kurrë.

“Ai ishte një djalë kureshtar. Deri në fund mendohej për të ardhmen. Unë jetoj me ndjesinë se djali do më marrë në telefon. Nuk mund ta pranoj kurrë që nuk e ke fëmijën. Unë jetoj me tim bir. Mbaj mend fjalët e tij. Kur unë qaja në shtëpi më tha në një moment: Mami të lutem mos qaj!. Unë nuk kam komunikuar me njerëz, sepse po e shihja që më ikte djali nga duart. Ai ishte korrekt dhe me principet e palëvizura.

Ai më toshte pranoje: Ky është fati. Bota është thjesht një aksident. Im bir më ka mësuar se si të sillem, sepse nuk dija të sillem më parë. Bisedat e vështira nuk i bënte me mua, por me të atin. E kishte shumë problem.

Babain e shihte si më të fortë. Më tha: Eshtrat do t’i mi çosh në Shqipëri. Na ishte bërë vdekja si kushërirë. Vinte dhe pinte kafe dhe më pas ikte. Jam akoma në procesin e zisë së thellë. Djali im është piterpani 18-vjeçar që nuk ndryshon kurrë moshë. Kjo është biseda ime e parë  pas ikjes së im biri.  Kjo mund të jetë e paara dhe e fundit që mund të flasë për tim bir.”, tha ajo.

“Shkrimtare apo nënë e zakonshme fëmija është fëmijë. Sa është i vogël ai përpiqet t’i ngjajë nënës, prindit. Unë jam në një zgrip të tillë që dua t’i ngjaj tim biri. Jam në këtë fazë që të jem unë e denjë për të. Dikur mendonte të ishte ai, sot jam unë. Mbas atij apokalispi të madh kam bërë gati varkën e Noes, kam futur aty vetëm kujtime”.

Shkrimtarja thotë se muajt e fundit të jetës me së të birit kanë qënë edhe për të një leksion i madh.

“Ishte një fëmijë i bukur, qeshte bukur. Muajt e fundit me të kanë qënë leksion i madh. Më shkruajnë shumë nëna që kanë humbur fëmijë, ndryshe nga ato unë arrij ta artikuloj atë që ndjej. Një shkrimtare norvegjeze që humbi të birin 24 vjeçar thoshte: Kur humb prindin humb të shkuarën, kur humb fëmijën ti humb të ardhmen. Ne nuk kemi më një pikë referimi, mbase prindërit e tjerë kanë fëmijë të tjerë kanë një pikë ngushëllimi”,- thotë Açka.

Krasta: Më thuaj të të ndërpres nëse nuk mundesh…

Açka: I bëj terapi Fluturës para se të dal. Ky është fati im, kyçi im, dua ta mbaj për vete

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat