Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, opozita organizon protestë

Shqipëria

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, opozita organizon protestë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 07:17
Ilustrim

Kuvendi i Shqipërisë sot do të mbajë seancë plenare e cila është planifikuar të nisë në ora 10:00. Kjo seancë do të nisë më betimin e katër deputetëve të rinj.

Menjëherë sapo u njoftua për seancë, opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike ka ftuar partnerët për të organizuar protestë e cila do të nis një orë më herët, rreth orës 09:00, përpara ndërtesës së Parlamentit.

Policia ka ndërmarrë masa sigurie për protestën e sotme. Përpos forcave të shumta të cilat do të rrethojnë Parlamentin, në rrugët anësore dhe përballe objektit të Kuvendit, janë vendosur kamera sigure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat