Mori mandatin e LSI, Ylli Shehu: Nuk i tradhtoj votuesit e mi, do jem opozitë me qeverinë

Shqipëria

Mori mandatin e LSI, Ylli Shehu: Nuk i tradhtoj votuesit e mi, do jem opozitë me qeverinë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:17
Ylli Shehu

Ylli Shehu do të jetë një nga deputetët e rinj që do të hyjë sot në parlament pasi nuk refuzoi mandatin, duke dalë kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin, dhe vjen nga lista shumemërore e LSI-së.

Ai është parë teksa ka hyrë në Parlament mëngjesin e sotëm ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Shehu tha se e pranoi mandatin pasi nuk mund të tradhtojë votuesit e tij, ndërsa theksoi se do jetë në opozitë me qeverinë.

“Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat