Eskalon protesta në Tiranë, sulmohet policia

Shqipëria

Eskalon protesta në Tiranë, sulmohet policia

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:05

(E plotësuar) - Situata në protestën në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur kapsolla si dhe janë djegur goma të makinave.

Ata gjithashtu kanë hedhur edhe tymosëse, mirëpo policia nuk ka reaguar.

Ky tensionim ka ardhur pasi seanca e parlamentit është drejt përfundimit dhe pritet që deputetët  që janë brenda ndërtesës së Kuvendit të dalin jashtë.

***

Teksa opozita proteston jashtë sallë plenare, kryeministrit Edi Rama doli i pari në foltore.

Ai tha se do të flasë në fillim pasi më pas do të largohej drejt Italisë.

Siç duket Rama i është trembur një përballje me qytetarët që kanë bllokuar parlamentin duke u larguar nga vendi

“E mora këtë fjalë që në fillim pasi pastaj më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të bërë përpjekjen time për të shpjeguar për publikun e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese se nuk është një protestë popullore por reagim nga pallati i politikës nga ajo pjesë që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe reflektimit mbi vetveten në radhë të parë.

 Ajo çka ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës i udhëheqjes politike të opozitës si rezultat i humbjes së vetvetes.

Sot jemi në kushtet e një seriali të njohur”, tha Rama.

***

"Nuk luajmë bixhos me mandatin siç luajnë ata" tha kryeministri Edi Rama ndër të tjera në fjalën që po mban në Kuvend ndërsa jashtë vijon protesta Rama ik!

Dorëzimin e mandateve, Rama e quajti "vendim politikisht vetëvrasës i udhëheqës së opozitës"

Kryeministri njohu opoziten e re

"Ka të tjerë që janë jashtë këtyre mureve dhe mezi kanë pritur të shpëtojnë nga të njëjtat fytyra që vetëm me politikën nuk ka lidhje. Kërkojnë të marrin pushtetit në tavolië me përmbysjen e rregullave të lojës. Ne jemi gjithmonë gati të flasim."

Me tej shtoi se maxhoranca ishte gati për të dialoguar por nuk negocion mandatet. 

"Jemi gati të dialogojmë për gjithçka por nuk jemi gati të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi. Mandatin e marrë nga qytetarët nuk e negociojmë me askënd. Nuk kanë asnjë shans të marrin asnjë nga bashkitë që kemi. Ajo që na takon është të marrim të gjitha bashkitë. Komplet" 

Protesta, policia bllokon hyrjen e pedonales

Policia ka bllokuar hyrjen e pedonales që në orët e para të mëngjesit në kuadër të protestës së opozitës.

Qytetarë nga Lezha, Vlora, Berati, Fieri dhe Shkodra janë nisur drejt Tiranës për këtë protestë që do të zhvillohet përpara Parlamentit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha dje në mbrëmje se protestat do të vazhdojnë dhe i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë në këtë “betejë që na bashkon”.

“Nesër në oren 10.00 i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mi të jemi të gjithë bashkë, sepse kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan, është një betejë që nuk bëhet për pushtet, nuk bëhet për një parti politike. Bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat