Jorida Tabaku: Me largimin e Ramës shpëton Shqipëria

Shqipëria

Jorida Tabaku: Me largimin e Ramës shpëton Shqipëria

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:41
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka thënë se me largimin e kryeministrit Edi Rama shpëton edhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së saj në protestën e zhvilluar para Parlamentit, Tabaku u shpreh se parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe duhet të rrëzohet.

“Ne duam të shkulim këtë sistem dhe i themi Ramës ik. Në atë parlament nuk ka vend më për njerëz të ndershëm dhe nuk ka vend për fjalë. Në atë parlament nuk përfaqësohemi as ne dhe as ju. Tu themi jo atyre që kanë kapur për fyti biznesin dhe nuk lënë Shqipërinë të rritet. Të nisim rrugëtimin drejt një procesi që nuk është parë asnjëherë. Ta rrëzojmë atë parlament që nuk na përfaqëson. Nëse sot ka një pengese ai sot është Rama. Me heqjen e tij shpëton Shqipëria”- tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat