Kryemadhi: As plumbat as gazi nuk i ndal qytetarët

Shqipëria

Kryemadhi: As plumbat as gazi nuk i ndal qytetarët

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:42
Monika Kryemadhi

Nga foltorja e improvizuar në protestën para Kuvendit, Monika Kryemadhi është shprehur se do të jenë aty në çdo seancë parlamentare, dhe se as gazi dhe as plumbat nuk i trembin dhe ndalin qytetarët.

“Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë që shushunjat do mblidhen në seanca. Nuk do të lodhemi asnjëherë. Sot dua t’ju them diçka, Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, me vendet e reja të punës, i katandisi shqiptarët si emigrantë. Dështoi me taksat e larta dhe me policinë, ku policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e vet.

Ka dy arsye që e bën këtë: O je kriminel ose je i çmendur dhe ke hakmarrje për të tjerët”, u shpreh Kryemadhi.

“Ne do të jemi çdo seancë parlamentare këtu, nuk do të ndalemi. Do të shkojmë kudo të shkojnë këta. Tani kam dhe një thirrje për vëllezërit tanë policët… e dimë mirë se mezi ushqeni fëmijët, por mos e mbani më uniformën e trupit veshur sepse ajo uniformë do të përdhosi dhe do t’ua bëjë duart me gjak, veprimi që keni bërë, që keni goditur nga gazetarëve, kameramanëve, të cilët nuk janë protestues por që paraqesin atë që ndodh, është i gabuar, as plumbat nuk kanë për t’i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluan në 1997, as gazi lotsjellës nuk i tremb”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat