Deklarata e papritur e Kryemadhit: PS po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, bëjnë si të fortë por…

Shqipëria

Deklarata e papritur e Kryemadhit: PS po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, bëjnë si të fortë por…

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:12
Monika Kryemadhi

Në një deklaratë për mediat kryetarja e LSI teksa doli nga selia e PD, është shprehur se me qeverinë nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të parakohshme. Monika Kryemadhi është shprehur se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

“Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140.

Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit.

Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë socialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat