Kryetar i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci në “sitën” e Vetingut

Shqipëria

Kryetar i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci në “sitën” e Vetingut

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Dritan Seci, gjyqtar/ kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë do t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të zhvillojë me 8 mars një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici.

Subjekti i rivlerësimit Dritan Seci kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë do t’i nënshtrohet vetting-ut për tri kriteret klasike atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat