Koçi: PD është me parimin “sulmo dhe shkatërro” për të marrë pushtetin

Shqipëria

Koçi: PD është me parimin “sulmo dhe shkatërro” për të marrë pushtetin

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:15
Petro Koçi

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur për djegien e mandateve nga opozita si dhe protestat. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Petro Koçi tha se profili i PD është sulmo për pushtet.

Sipas zv.ministrit djegia e mandateve nuk e dëmton mazhorancën.

“Më duket sikur PD ka që nga viti 1998 në protestë. Në gjykimin tim profili i PD është sulmo dhe shkatërro për të marrë pushtetin.

Në një terren politik si Shqipëria mund të formosh kauza, por kjo që ka ndodhur këtë herë është e paprecedente, pasi dalja nga parlamenti është një opsion në një rrugë pa krye.

Ky veprim nuk dëmton mazhorancën por e forcon. LSI ka një humbje të identitetit duke u shkrirë me PD.

Nuk gjen do asnjë shenjë dallimi mes tyre. Kur ishte në PS, LSI kishte identitetin e saj.

Kemi të bëjmë me njw strategji që nxjerr opozitën nga sistemi.

Edhe PS ka bërë protesta, por protesta atëherë ishte kërkesa hap kutitë, ose largohu.

Pra ishte një protestë ku kërkohej transparencë. PD kërkon vetëm pushtet dhe jo sistem të ri”- tha Koçi.

Sipas tij, opozita bëri zgjedhje vetëvrasëse dhe i hap rrugën opozitës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat