Betohen 4 deputetë. Edhe 5 kandidatë nga PD e LSI do të pranojnë mandatet

Shqipëria

Betohen 4 deputetë. Edhe 5 kandidatë nga PD e LSI do të pranojnë mandatet

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:01
Deputetët

Deputetët erdhën në sallën plenare të Parlamentit një orë para nisjes së saj, për të shmangur konfrontimin me protestuesit e opozitës. Pedonalja nga Ministria e Brendshme deri në hyrjen anësore të Parlamentit ishte e gjitha e rrethuar nga Policia.

Bashkë me deputetët dhe ministrat u paraqitën për të bërë betimin në seancë edhe 4 kandidatët nga listat e LSI-së që morën mandatin të hënën nga KQZ. Një prej tyre është Ylli Shehu, që pohoi se vota e tij do të jetë në opozitë me qeverinë.

Pas verifikimit të mandateve nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit për 4 deputetët e rinj.

Nga ky moment i betimit të Ylli Shehut, Enver Roshit, Aurora Maras dhe Edmond Rrushit, numri i deputetëve me mandat të plotë në Parlament shkon në 86, duke mundësuar kështu edhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, që kërkojnë 84 vota, nëse palët do të bien dakort.

Në votimin e rendit të ditës, Ylli Shehu u shpreh gjithmonë kundër, Aurora Mara pro, ndërsa dy deputetët e tjerë ndryshuan qëndrim në varësi të p/ligjeve.

Atyre pritet t’u shtohen në seancën e ardhshme edhe 6 deputetë të tjerë, që kanë depozituar formularët e dekriminalizimit pranë KQZ, duke shprehur vullnetin për ta pranuar mandatin. Bëhet fjalë për:

Ediola Braha, LSI Gjirokastër
Elda Hoti, LSI Lezhë
Edlira Hyseni, LSI Durrës
Ligoraq Karamelo, PD Korçë.

Majlinda Halilaj PD Tiranë, e cila pasi kishte firmosur fillimisht refuzimin ndryshoi mendjen dhe do ta pranojë mandatin. Ndërsa të hënën ishte Lefter Maliqi që shprehu gjithashtu vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat