Arrestohet polaku në Kakavijë. Dyshohet se është vrasës me pagesë

Shqipëria

Arrestohet polaku në Kakavijë. Dyshohet se është vrasës me pagesë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një shtetas polak me identitet të rremë është shoqëruar nga policia e Kakavijës ditën  e sotme.

Sipas informacioneve të marra, personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, dyshohet të ketë kryer një vrasje me pagesë në Athinë të Greqisë.

 Ai po largohej nga Shqipëri në drejtim të Greqisë, në përpjekje për të kaluar kufirin me pasaporte false, por është diktuar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat