Basha në ‘Porta a Porta’: Rama me paratë e drogës bleu zgjedhjet

Shqipëria

Basha në ‘Porta a Porta’: Rama me paratë e drogës bleu zgjedhjet

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:36
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Porta a Porta’ ytë Bruno Vespas në Rai1, është shprehur se Shqipëria ka dy probleme të mëdha, që kanë ardhur me Edi Ramën: Demokracinë e kriminalitetin.

Sipas kreut të opozitës, me paratë e drogës janë blerë media, gazetarë, policë e pushtet.

Basha thekson edhe akuzat ndaj Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.

‘Shqipëria ka dy probleme: Demokracinë e kriminalitetin.

5 vite më parë është bërë shteti i trafikut të kanabisit. Më pas i kokainës dhe heroinës.

Me paratë e drogës, janë blerë, media, gazetarë, policë e pushtet.

Dy muaj më parë janë publikuar regjistrime ku zyrtarë të PS-së janë përgjuar me mafiozë për të blerë vota e kërcënuar opozitën në zgjedhjet e 2017.

Për 4 vite Rama kishte si ministër Saimir Tahirin, që tani është zyrtarisht nën hetim në trafik droge, pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Katanias.

Pas tij erdhi Fatmir Xhafaj, që e kishte vëllain e tij të dënuar me 7 vite burg për trafik droge’, tha ndër të tjera për emisionin ‘Porta a Porta’, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat