Kriza politike, zyrtari i lartë i BE-së takime me Ramën dhe Bashën

Shqipëria

Kriza politike, zyrtari i lartë i BE-së takime me Ramën dhe Bashën

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:05
Christian Danielsson

Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimit e Zgjerimit do të vijë nesër në Tiranë ku do të takohet me krerët e dy partive kryesore në vend. Mësohet se Danielsson do të takohet fillimisht në orën 9:30 me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 10:30 me kryedemokratin Lulzim Basha. Në orën 12:00 Christian Danielsson pritet të japë edhe një konferencë për shtyp, ku do të shprehë edhe mesazhin e tij për krizën politike në vend.

Christian Danielsson ka lindur në vitin 1956 në Suedi dhe ka një karrierë të gjatë politike dhe diplomatike në institucionet e Bashkimit Europian. Ardhja e tij në Tiranë është një shenjë se Bashkimi Europian sërish po kërkon të ketë një zgjidhje të krizës politike në vend, për t’i hapur rrugë integrimit. Një javë më parë në Tiranë ishin disa deputetë të Parlamentit Europian, të cilët dënuan veprimin e opozitës duke bërë thirrje që palët t’i zgjidhin vetë problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat