Banorët e Matit nuk kanë rrugë

Shqipëria

Banorët e Matit nuk kanë rrugë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:57
Foto

Banorët e lagjes “Dardhë” në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit vuajnë për 300 metra rrugë. Kjo zonë ndodhet pranë rrugës nacionale Klos – Burrel, por banorët duhet të udhëtojnë gjatë për të dalë në këtë aks. Problematika më e madhe është transportimi në treg i prodhimeve bujqësore ndërsa përveç rrugës, banorët vuajnë edhe mungesën e ujit për vaditje.

''Qysh ka kthy sistemi nuk ka vu kush dorë asnjëherë, për 300 metra rrugë ne i bëj 10 kilometra për të gjitha prodhimet e buqësis dhe për mbetjet organike që e çoj në toka'' thote nje banor.

 ''Uji për të vaditur të mbjellat është mbuluar me shpenzimet tona askush nuk ka vënë dorë për këtë gjë'' shtoi një banor tjetër

Banorët i bëjnë apel bashkisë Klos që të marrë masa për të investuar në këtë rrugë  e cila është kthyer në një pengesë të përditshme për jetesën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat