Rama: Rroga mesatare në Shqipëri 420 euro! Shkrimtarja: Për cilin vend po flisni?

Shqipëria

Rama: Rroga mesatare në Shqipëri 420 euro! Shkrimtarja: Për cilin vend po flisni?

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:09
Ismete Selmanaj Leba

Shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e tij në emisionin “Porta a Porta” të Bruno vespës se rroga mesatare në Shqipëri është 400-420 euro.  Sipas saj një deklaratë e tillë përveccëse është e rremë,  i shërben vetëm atyre që janë në pushtet, duke dhënë një tjetër pamje të aktualitetit në Shqipëri.

Statusi i plot i shkrimtares:

Dje në emisionin e Rai Uno-s “Porta a Porta” di Bruno Vespa, ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Në kronikën e gazetarëve u tha që rroga mesatare në Shqipëri është 400-420 euro. Për çfarë Shqipërie bëhet fjalë se ajo që njoh unë e ka rrogën mesatare të një punëtori sa gjysma e kësaj shume! Që të bëhen deklarata të tilla dikush duhet t’ja ketë dhënë të dhënat gazetarëve italianë. Kush thoni ju? Po vras mendjen por s’më vjen ndërmend askush. Keni ndonjë ide miq të nderuar? Kujt i shërben që të serviren të dhëna kaq larg realitetit për diçka kaq kaq të rëndësishme siç është rroga? Popullit natyrisht jo. Atyre që janë në karriket faranoike po. Kësaj i thonë që t’i ngopesh njerëzit me lugë bosh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat