Rama për ”La7”: Integrim perfekt, mbi 40 mijë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare në Itali

Shqipëria

Rama për ”La7”: Integrim perfekt, mbi 40 mijë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare në Itali

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:22
Edi Rama

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane La7,  ku ka folur për Shqipërinë, tranzicionin, politikën e ditës në Tiranë, pritjen e shqiptarëve nga Italia në  1991 dhe integrimin e shqiptarëve në Itali. Ai ka qenë në studio bashkë me Vittorio Sgarbi, i cili  është një kritik arti, eseist, politikan, personalitet televiziv italian dhe disa gazetarë të tjerë. Që në fillim të intervistës gazetarja rikujtoi faktin se Rama e shndërroi Tiranën në një qytet më të gëzueshëm dhe më me ngjyra. Më tej, gazetarja rikujtoi me një kronikë Shqipërinë e 1991, për të kuptuar se ku jemi sot.

Rama u shpreh se ‘’ne ishim një rast totalisht unik sepse vinim nga një diktaturë që nuk na izoloi vetëm nga bota perëndimore, por edhe nga bota komuniste duke pretenduar që ishim të vetmit të mbanim farin e komunizmit të vërtetë, një lloj Koreje e Veriut e Europës. Duke parë imazhet, mendoj se janë pamje të jashtëzakonshme, por edhe të një historie fantastike të emigrimit dhe integrimit. Sot janë mbi 40 mijë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare në Itali, që kontribuojnë në buxhetin italian në mënyrë të konsiderueshme. Domethënë është një integrim perfekt mes shqiptarëve dhe italianët sepse edhe kulturalisht jemi afër. Nga ana tjetër mund të kuptoj frustrimin e Italisë, pasi Italia ëshë lënë vetëm nga Europa dhe për sa kohë Europa nuk do ketë strategji të qartë, e jo thjesht të lajë duart si Pons Pilati për t’i lënë topin tjetrit, atëherë do ketë gjithnjë pakënaqësi të madhe.’’

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Si kryetar bashkie, Rama e shndërroi Tiranën në një qytet më të gëzueshëm dhe më me ngjyra. Duke u kthyer te aktualiteti, në Shqipëri kemi edhe protesta për të cilat do të flasim në vijim. Kryeministri Rama ka mësuar italishten duke dëgjuar fshehurazi televizionin italian RAI.

Rama: Në atë kohë nuk kishte La7

Gazetarja: Tani shikoni vetëm La7

Rama: Po, sigurisht!

Gazetarja: Le të kujtojmë pak shqiptarët e vitit 1991, kur mbërritën në brigjet tona sepse është interesante si për historinë e tyre ashtu edhe për ne si edhe për të bërë një krahasim se ku jemi sot.

Gazetarja: Ishte shumë interesante të shihje ato imazhe, imazhe që edhe për ju janë shumë të forta, ju në atë periudhë keni qenë vetëm 27 vjeç, siç më thatë edhe gjatë transmetimit të kronikës. Italia për shqiptarët e asaj epoke ishte vërtetë Amerika. Ju vinit nga një diktaturë shumë e ashpër duke cituar si krahasim edhe Korenë e Veriut.

Rama: Po ne ishim një rast totalisht unik sepse vinim nga një diktaturë që nuk na izoloi vetëm nga bota perëndimore, por edhe nga bota komuniste duke pretenduar që ishim të vetmit të mbanim farin e komunizmit të vërtetë, një lloj Koreje e Veriut e Europës. Duke parë imazhet, mendoj se janë pamje të jashtëzakonshme, por edhe të një historie fantastike të emigrimit dhe integrimit. Sot janë mbi 40 mijë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare në Itali, që kontribuojnë në buxhetin italian në mënyrë të konsiderueshme.

Gazetarja: Më thoni diçka. Pasi janë 30 mijë persona që brenda një dite që mbërritën në një qytet me 90 mijë banorë, më shumë se një pushtim i vërtetë. Si e shikonit Italinë nga Shqipëria? Çfarë ishte për ju Italia në atë kohë?

Rama: Italia ishte horizonti i vetëm për ne dhe kjo falë televizionit sepse ishim totalisht të mbyllur, një vend ku sinjali i televizionit italian edhe çdo sinjal jashtë vendit ishte i ndaluar. Që do të thotë se shkonim me pushime në jug të Shqipërisë edhe për të parë televizionet sepse kapej direkt sinjali, ndërsa në Tiranë sinjali ishte i bllokuar.

Gazetarja: Zonja në intervistë tha diçka shumë interesante. Na pritën mjaft mirë, kur mbërritëm ndërsa tashmë ardhja në Itali është më e vështirë. Ju si e mendoni, Italia është bërë një vend më i vështirë për të emigruar?

Rama: Unë besoj se në përgjithësi, në Europën e sotme ka një lloj distancimi me realitetin përreth dhe ndoshta sepse ky është brezi i parë i europianëve që nuk kanë parë luftë me sy. Dhe për ta është më e lehtë për t’u ankuar sesa për t’iu kënaqur realitetit që kanë.Dhe për ta është më e lehtë për t’u ankuar sesa për t’iu kënaqur realitetit që kanë.

Gazetarja: Gjeta një slogan të vjetër të vitit 1991 të Formentinit, ku thuhej se një votë për Formentinin një shqiptar më pak, si për të thënë që asokohe ishit ju problemi, ishit ju rreziku.  Sot ju e ndjeni këtë rrezik që vjen nga Afrika, nga deti, nga Mesdheu?

Rama: Po thoja më parë, ata persona që frikësonin më parë e që u dukeshin si alienë, sot janë integruar në mënyrë perfekte, punojnë në profesione që ndoshta italianët nuk janë të gatshëm t’i ndërmarrin apo kanë sipërmarrje të shkëlqyera.

Gazetarja: Nuk duhet të kemi frikë sipas jush?

Rama: Domethënë është një integrim perfekt mes shqiptarëve dhe italianët sepse edhe kulturalisht jemi afër. Nga ana tjetër mund të kuptoj frustrimin e Italisë, pasi Italia ëshë lënë vetëm nga Europa dhe për sa kohë Europa nuk do ketë strategji të qartë, e jo thjesht të lajë duart si Pons Pilati për t’i lënë topin tjetrit, atëherë do ketë gjithnjë pakënaqësi të madhe.

Gazetarja: Këtu jemi plotësisht dakord!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat