Të premten para gjykatës, Salianji merret i pandehur për “Babalen”

Shqipëria

Të premten para gjykatës, Salianji merret i pandehur për “Babalen”

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:39
Lulzim Basha, Ervin Salianji dhe Babalja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës.

Ai është thirrur nga organi i akuzës për t’u njohur me akuzat e çështjes “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.

Salianji akuzohet nga Prokuroria për “kallëzim të rremë” dhe pritet të paraqitet në gjykatë pët t’u njohur me akuzën ditën e premte në orën 09:00.

Çështja Babale nisi muaj më parë përmes një audio- përgjimi të bërë publik nga ana e PD-së. Në të Babalja pretendonte se kishte folur me vëllanë e ish Ministrit të Brendshëm për trafik droge.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat