Nje grup emigrantësh të paligjshëm u kapën nga policia në Kapshticë.
Sipas policisë kufitare, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilët udhëtonin drejt Bilishtit janë bllokuar në fshatin Vernik. Emigrantët e ndaluar janë me shtetësi iraniane, kurde dhe siriane. Mësohet se mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Numri i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë përmes Shqipërisë është shtuar vitet e fundit.