Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane dhe fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson do të nise nesër në Tiranë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë.
Në qendër të axhendës do të jetë situata politike e krijuar në vendin tonë.
Zyrtari i lartë i Brukselit pritet të zhvillojë një takim në orën 9:30 me kryeministrin Edi Rama, më pas do të në zyrat e delegacionit të BE do të presë përfaqësues të opozitës.
Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.
Kjo është vizita e dytë nga Bruksëli. Një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike.