Djegia e mandateve të opozitës është kundërshtuar nga disa ambasada perëndimore. Megjithatë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka zbuluar se opozita është ndihmuar nga faktori ndërkombëtarë para se të merrte vendimin.
I ftuar në emisionin ”Byro Politike” në Abc News, Nishani shtoi se i izoluar nga faktori ndërkombëtar është kryeministri Rama që ka 10 muaj që nuk pritet nga asnjë kancelari perëndimore.
”Kryeministri nuk është pritur në asnjë kancelari të rëndësishme në mandatin e dytë dhe nuk është pritur në asnjë vizitë të rëndësishme. Opozitën në këtë vendimmarrje e ka ndihmuar komuniteti ndërkombëtar. Opozita për fatin e keq nuk pati mundësi që të provonte me prova dhe fakte banditizmin që u bë me votën. Bandat kriminale ishin nën ombrellën e policisë”, pohoi Nishani.