Profesori ndërkombëtar pyet: Pse nuk po bëhet Shqipëria?

Shqipëria

Profesori ndërkombëtar pyet: Pse nuk po bëhet Shqipëria?

Më: 7 mars 2019 Në ora: 01:13
Enver Bytyçi

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, përmes një shkrimi në Facebook, tregon se pse nuk po bëhet Shqipëria?

Ai thotë se Shqipëria ka pasuri si asnjë vend tjetër, por sipas tij ka prodhuar barbarë, të cilët po merren me administrimin e pasurive kombëtare.

“Shqipëria nuk zhvillohet pa drejtësi, pa mirëkuptim, pa bashkëpunim, pa liri dhe demokraci! Dhe nëse qëllimi gjeopolitik i pushtetit në Tiranë është sundimi, nënshtrimi dhe shfrytëzimi i një pjese të popullsisë, e cila për këto arsye nuk voton për ty, atëherë ky pushtet është i destinuar te shndërrohet në diktature! Por kurrë një diktature e tillë nuk do të sjelle stabilitet!”, shkruan mes tjerash Bytyçi.

Ja postimi i plotë:

Shume njerez i shoh te jene pesimiste dhe te shtrojne pyetjen: - Pse nuk behet Shqiperia?! Ne fakt vendi yne ka pasuri si asnje vend tjeter. Por ka prodhuar barbare, te cilet merren me administrimin e pasurive kombetare.

E di se ka nga ata qe nuk pajtohen me mua. Megjithate une do ta hedh ne diskutim dhe dua ta them e gojen plot se cili eshte shkaku i prapambetjes sone kombetare.

Gjeopolitika eshte art i sundimit te territoreve!

Kete lloj arti e kane perdorur mjeshtrisht disa udheheqes shqiptare per te sunduar e shfrytezuar territoret e veriut! Dhe meqenese pasurite me te medha jane ne veri te Shqiperise, barbaret ne pushtet i kane shfrytezuar ato per qellimet e veta te pushtetit dhe pasurimit personal!

Kjo eshte aresyeja pse psh Kukesi eshte qarku me i varfer ne Shqiperi dhe po ashtu rajoni me i varfer ne Europe, edhe pse pasurite e ketij qarku mbajne ne kembe ekonomine kombetare te Shqiperise!

Sa kohe qe ata qe vijne ne pushtet ne Tirane do te kene si objeksion nenshtrimin e gegeve, aq kohe ata nuk do te mundin ta zhvillojne, perparojne dhe prosperojne Shqiperine!

Shqiperia nuk zhvillohet pa drejtesi, pa mirekuptim, pa bashkepunim, pa liri dhe demokraci! Dhe nese qellimi gjeopolitik i pushtetit ne Tirane eshte sundimi, nenshtrimi dhe shfrytezimi i nje pjese te popullsise, e cila per keto aresye nuk voton per ty, atehere ky pushtet eshte i destinuar te shnderrohet ne diktature! Por kurre nje diktature e tille nuk do te sjelle stabilitet!

Njerez! Duhet ta kuptojme se ky eshte thelbi i konfliktit ne Shqiperi! Kush e do Shqiperine, pavaresisht ciles krahine, bindjeje politike dhe feje i takon, lufton me te gjitha menyrat kunder ketij fenomeni tragjik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat