Djegia e mandateve nga opozita, dhuna ndaj institucioneve, zyrtari i lartë i BE sot në Tiranë

Shqipëria

Djegia e mandateve nga opozita, dhuna ndaj institucioneve, zyrtari i lartë i BE sot në Tiranë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:25
Danielsson

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit do të mbërrijë sot në Tiranë për të zhvilluar takime të veçantë me të gjithë drejtuesit politikë në Shqipëri.

Në fokus të takimeve të Danielsson do të jetë situata politike në Shqipëri pas vendimit të paprecedentë të opozitës për të djegur mandatet dhe dhunes se saj ne protesta ndaj institucioneve. Takimin e tij të parë, Danielsson do ta zhvillojë në orën 9:30 me kreun e qeverisë Edi Rama, ndërkohë që më pas në zyrat e delegacionit të BE-së do të presë përfaqësues të opozitës. Në orën 12:00 zyrtari i Brukselit do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët, ku do të shprehë pikëpamjet e tij në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat