Publikohen pamjet, kryetari i gjykatës dhunon avokaten

Shqipëria

Publikohen pamjet, kryetari i gjykatës dhunon avokaten

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:54
Kryetari i gjykatës dhunon avokaten

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një video, në të cilën shfaqet kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, duke dhunuar fizikisht avokaten Aurora Guska.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë mund të shihet Shehu së bashku me Guskën që afrohen tek hyrja e gjykatës.

Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë duke e hedhur tutje.

Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.

Pamjet video të publikuara mbrëmjen e kësaj të mërkure u hoqën më tej nga rrjetet sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat