Do nxirreshin jashtë vendit, bllokohen 26 mijë dollarë në Rinas

Shqipëria

Do nxirreshin jashtë vendit, bllokohen 26 mijë dollarë në Rinas

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:56
Ilustrim

Bllokohen 26 mijë e 300 dollarë në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar.

Shuma e parave nuk ishin deklaruar në pikën kufitare, ndërsa rezultonin se i përkisnin një shtetasi sirian dhe një turku.

Shuma e parave e bllokuar këtë të mërkurë, ishte destinuar për tu nxjerrë ilegalisht nga Shqipëria.

Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me policinë gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë- Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasit me iniciale F.E., dhe O.A., ku ju gjeten 26.300 dollarë.

Lidhur me dy personat hetimet janë në vijim, për të zbuluar origjinën e parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat