Zyrtarët e Dibrës transferojnë mësuesen si armike

Shqipëria

Zyrtarët e Dibrës transferojnë mësuesen si armike

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:20
Foto

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur protestën e gjimnazistëve të Dibrës, të cilët kundërshtojnë me forcë, transferimin e një mësueseje të tyre. ”Gjimnazistët e Dibrës në protestë, narkozyrtarët kakistokratë iu transferojnë si armike klase mësuesen e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”,-shkruan Berisha në facebook.

Postimi i plotë

Gjimnazistet e Dibrës në protestë, Narkozyrtarët kakistokrate iu transferojnë si armike klase mësuesen e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Përshëndetje z.Berisha!

Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, Peshkopi është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz.

Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet “prindit të dytë” një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.

Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk do guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: “Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet”.

Do ju isha mirënjohës, ( duke parë gadishmërinë tuaj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat