Zyrtari i BE-së dhe Rama, bisedë të hapur për krizën politike dhe reformat

Shqipëria

Zyrtari i BE-së dhe Rama, bisedë të hapur për krizën politike dhe reformat

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:22
Edi Rama dhe Christian Danielsson

Sikundër dhe pritej, kriza politike ka marrë fokusin kryesor të diskutimeve të zyrtarit të lartë të BE-së , Christian Danielsson, në takimin që ka pasur me shefin e qeverisë Edi Rama.

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit në një postim në twitter shkruan: "Bisedë shumë e hapur me kryeministrin Edi Rama  mbi situatën aktuale politike dhe reformat".

Danielsson thekson se Shqipëria duhet të çojë përpara të gjitha reformat, në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në mënyrë që të jetë bindëse në qershor, kohë kur shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë progesin e bërë dhe ku pritet një datë për hapjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat