Kejdi Mehmetaj: Kryetarja e Bashkisë po shemb shkollën në Roskovec, mos ndiq rrugën e Ramës

Shqipëria

Kejdi Mehmetaj: Kryetarja e Bashkisë po shemb shkollën në Roskovec, mos ndiq rrugën e Ramës

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:23
Kejdi Mehmetaj

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka bërë një denoncim ndaj IKMT dhe kryetaresë së Bashkisë së Roskovecit se po shembin një shkollë në këtë qytet. Mehmetaj deklaroi se kjo është e paligjshme dhe në krye të këtij aksioni qëndrojnë persona të dënuar.

"Disa të dënuar janë në detyrë nga IKMT, në Roskovec, për të prishur shkollën Goja e Artë. I bëjmë thrrje të largojnë duart nga shkolla. Në cdo takim me banorët e Roskovecit kemi ndjerë mllefin e tyre ndaj qeverisë. Kemi parë qytetarët të flasin se si pronat e tyre i jepen funksionarëve të Bashkisë. Ata e akuzojnë kryetaren e Bashkisë për krime nga më të rëndat. I bëjmë thirrje zonjës Bufi të mos ndjekë rrugën e Ramës se ai po i merr me vete. Ne sot jemi ma banorët e Roskovecit", deklaroi Kejdi Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat