Opozita zgjeron rrezen e protestave. Të dielën “rrethohet” ambasada jonë në Athinë

Shqipëria

Opozita zgjeron rrezen e protestave. Të dielën “rrethohet” ambasada jonë në Athinë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:17
Foto

Pas djegies së mandateve, opozita vijon ta ndërkombëtarizojë kauzën e saj që e çuan atë në një vendimmarrje të paprecedentë. Pas protestave në Tiranë dhe qytete të tjera në të gjithë vendin, tashmë opozita ka nisur mobilizimin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, për të përcjellë mesazhin e pakënaqësisë nga qeveria e tyre.

Një protestë e tillë do të organizohet këtë të dielë në Athinë, ku organizatorët theksojnë se shqiptarët do të mblidhen para godinës së ambasadës tonë në shtetin helen, për t’i dhënë mesazhin qeverisë së “Krimit” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar jo vetëm në Shqipëri, por edhe sa i përket mosrealizimit të premtimeve të bëra lidhur me shërbimet që duhet të ofrojë shteti shqiptar për qytetarët e tij.

Lajmin për këtë protestë e bën me dije kryetari i dëgës së Partisë Demokratike në Greqi, Fatmir Gjoci, i cili përmes rrjeteve sociale njofton se protesta do të mbahet në orën 11:00 me oprën lokale, ndërsa tek ne akrepat do të shënojnë orë 10:00.

“Të dashur Bashkëatdhetarë! Ditën e Diel, me datë 10 Mars, ora 11:00, protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Japim mesazhin tonë qeverisë së “KRIMIT” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar në Shqipëri! Ju mirëpresim!”, njofton kreu i PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat