Përleshje në burgun në Athinë, 1 i vrarë dhe 7 të plagosur

Shqipëria

Përleshje në burgun në Athinë, 1 i vrarë dhe 7 të plagosur

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:52
Burgu në Athinë

Një përleshje masive midis të burgosurve ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Koridalosit në Athinë, ku janë përfshirë edhe shqiptarë.

Sipas raportimeve të para nga mediat greke nga kjo përleshje kanë mbetur 1 i vrarë dhe 7 të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake përleshja ka ndodhur midis një grupi të burgosurish shqiptarësh dhe një grupi të burgosurish me origjinë nga Gjeorgjia e Armenia e disa grekë. Përleshja ka ndodhur në ambientet e spitalit psikiatrik të burgut të Koridalosit, por ende nuk dihen arsyet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat