"Babale", Salianji mbërrin në Prokurori për tu njohur me akuzën

Shqipëria

"Babale", Salianji mbërrin në Prokurori për tu njohur me akuzën

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:15
Ervin Salianji

Ervin Salianji ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur në cilësinë e të pandehurit për dosjen "Babale", nga dy prokurorët e çështjes, Genci Qano dhe Kol Hysenaj.

Salianjit pritet ti komunikohet akuza e “moskallzimit të  krimit”.

Gjykata ka urdhëruar organin e akuzës që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim  për këtë cështje janë  dhe Albert Veliu  i njohur si Babalja, personi që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldas.

Salianji është marrë i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar nga partia demokratike  e cila u  u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge.

Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës. Pasi u arratis fillimisht në Kosovë ku kërkoi për disa muaj azil politik, Albert Veliu përfundoi në fillim të këtij viti në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat