Prokuroria ankimon vendimin për lirimin e Ervin Matës

Shqipëria

Prokuroria ankimon vendimin për lirimin e Ervin Matës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:11
Ervin Mata

Këtë të premte, Prokuroria e Tiranës ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervin Matën. Gjykata dha më 4 mars, masën "detyrim paraqitje" duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.

Hetimet për Matën janë për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në lokalin "Monopol" ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe një nga shokët e tij, Eljon Hata.

Ish-komando Merviol Billo i cili mendohet se vrau Gaxhën është ende në arrati. Sipas Prokurorisë autori, truprojë i Ervin Matës, nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabiol Gaxha, dhe të gjitha veprimet e Billos kanë qenë të ndikuara nga Mata.

Ervin Mata, i fejuar i këngëtares Elvana Gjata,  u dorëzua të premten (1 mars) në Policinë e Shtetit, pasi ishte në kërkim që prej 4 tetorit 2018 për vrasjen në ish Bllok.

Avokati i Ervin Matës është shprehur se klienti i tij u sulmua dhe nuk shkoi të konfliktohej me palën tjetër. 

Ervis Martinaj edhe pse mbeti i plagosur ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje, ndërsa Eljon Hato është liruar nga gjykata pas një garancie pasurore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat