Vranë dhe murosën shqiptarin Astrit Lamaj, prangosen 4 italianë

Shqipëria

Vranë dhe murosën shqiptarin Astrit Lamaj, prangosen 4 italianë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:44
Ilustrim

Policia italiane ka identifikuar autorët e vrasjes së shqiptarit Astrit Lamaj i zhdukur prej vitit 2013, trupi i të cilit u gjet i murosur në një vilë antike në provincën e Milanos.

Policia investigative  e Monzës, Enna-s, Caltainisetta-s e Genova-s kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile  në komunën Senago në provincën e Milanos.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se 4 italianët e arrestuar janë ekzekutorët materialë të vrasjes së shqiptarit, të përshfirë dhe më parë me botën e krimit.

Sipas hetimeve policore shqiptari, Astrit Lamaj, është vrarë për hakmarrje si ndëshkim për një grabitje objektesh të çmuara si dhe pasi kishte vendosur të ndërpres një lidhje dashurie.

Rreth mesditës në një dalje për mediat, policia italiane pritet të japë më shumë detaje mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat