Mesazhi i Spiropalit për 8 Mars: Për gratë që s’i shpëtuan dhunës

Shqipëria

Mesazhi i Spiropalit për 8 Mars: Për gratë që s’i shpëtuan dhunës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:56
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,ka zgjedhur të përcjellë me një mesazh 8 Marsin, festën e gruas. Postimin në rrjetet sociale, Spiropali e ka dedikuar për gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive.

“Sot më 8 Mars, dua të kujtoj me respekt të thellë gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive, ato që nga ajo dhunë shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato heroina trime dhe inteligjente të potencialit të pakufijshëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë.” Shkruan Spiropali, bashkëngjitur fotos me gra e vajza ku shkruhet:

Farkëtoni armët tuaja, guxim, dije dhe durim! Me siguri do të fitoni. Kurajo dhe suksese!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat