Ambasadori i BE-së, Soreca: Bëhuni gati për zgjedhje lokale

Shqipëria

Ambasadori i BE-së, Soreca: Bëhuni gati për zgjedhje lokale

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:14
Luigi Soreca

Nga Shkodra, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se: ”Ftojmë palët të dialogojnë”! Edhe më shqetësuese për Sorecën, është fakti se opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo sipas tij nuk është gjë e mirë. Ai ka ftuar palët politike të tregohen të përgjegjshëm dhe të dialogojnë.

“E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë, por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune. Situata është e paprecedent, kemi folur me te dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thëne disa here ketë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi te paanshëm. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojmë. I bëjmë thirrje të gjithë politikaneve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetareve . BE mbështet interesat e qytetareve të Shqipërisë. Situata në vend minon ketë dëshire të 93 % të qytetareve shqiptar për integrim dhe është anëtarësimin në BE qëllimi i jonë ndaj Shqipërisë. Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi integrimi i Shqipërisë është në rrezik. Ftoj institucionet të luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve. I bëjmë thirrje të të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratikë”, tha Soreca.

Krah tij, deputetja Rudina Hajdari në një prononcim për gazetarët u fokusua tek simboli i kësaj dite, 8 Marsit, duke thënë se gjithmonë duhet të ngrihet zëri për liritë dhe të drejtat e tyre. E pyetur nga gazetarët nëse sot flet si deputete, Hajdari u përgjigj: Jo, fola si qytetare e Shqipërisë. Deputetja e Partisë Demokratike, ndodhej në Amerikë kur përmes një statusi në Facebook njoftoi vendimin e saj pas konsultave me ndërkombëtarët, se nuk do të hiqte dorë nga mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat