Media italiane, ANSA për fushatën “Rrëmbehu nga Shqipëria”

Shqipëria

Media italiane, ANSA për fushatën “Rrëmbehu nga Shqipëria”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:42
Shqiperia

Shqipëria si destinacion turistik gjithëvjetor dhe projektet e ndërmarra në turizëm për promovimin e vlerave dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve në vendin tonë, ka tërhequr dhe vëmendjen e agjencive të huaja të lajmeve.

Agjencia e lajmeve italiane, ANSA ka shkruar një artikull për Shqipërinë turistike dhe nismat e ndërmarra në fushën e turizmit.

Shqipëria ka nisur një fushatë ndërkombëtare me moton “Be taken by Albania”(Rrëmbehu nga Shqipëria), në mënyrë që të tërheqë më shumë turistë në vend.

“Për të arritur qëllimin tonë të 10 milionë turistëve në vit, ne kemi nevojë për turizmin për 12 muaj duke sjellë së bashku kulturën, natyrën dhe trashëgiminë njerëzore,” tha prezantimit të projektit ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Sipas INSTAT , Shqipëria u vizitua vitin e kaluar nga rreth gjashtë milionë turistë të huaj, 2.2 milionë më shumë se në vitin 2014

Shqipëria ka bërë të ditur se gjatë sezonit turistik, përkohësisht do të pezullojë vizat e hyrjes për qytetarët e tetë vendeve të huaja.

Ministria e Jashtme shqiptare ka specifikuara që qytetarët e Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Katarit, Omanit, Tajlandës dhe Bahreinit do të hyjnë në Shqipëri pa viza gjatë periudhës 1 prill-31 tetor, ndërsa shtetasit kinezë do të jenë në gjendje të bëjnë që më 1 mars deri në fund të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat