Humb jetën 80-vjeçari nga Sukthi, e përplas një motoçikletë

Shqipëria

Humb jetën 80-vjeçari nga Sukthi, e përplas një motoçikletë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:05
Ilustrim

Një i moshuar 80 vjeç nga Sukthi ka gjetur vdekjen i përplasur nga një motoçiklist në aksin Sukth-Kullë. I moshuari me iniciale H.P. ishte duke kaluar rrugën.

Policia njoftoi se edhe 18-vjeçari  B.T., 18 vjeç, që ishte duke drejtuar motoçikletën, pasi është përplasur me 80 vjeçarin, është aksidentuar edhe vetë dhe të dy u dërguan në spital. Por, atje, i moshuari nuk ka arritur të shpëtojë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat