Ish e dashura urdhëroi vrasjen e shqiptarit, kapet teksa po arratisej nga Italia - Bota Sot
Ish e dashura urdhëroi vrasjen e shqiptarit, kapet teksa po arratisej nga Italia

Shqipëria

Ish e dashura urdhëroi vrasjen e shqiptarit, kapet teksa po arratisej nga Italia

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:13
Foto

47-vjeçari, Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur pak kohë më parë në një vilë antike në provincën e Milanos është ekzekutuar me porosi të ish-të dashurës nga katër shtetas italianë. Gruaja, sot 67 vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin.

Policia investigative e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.

Katër italianët e arrestuar janë ekzekutorët materialë të vrasjes së shqiptarit, të përshfirë dhe më parë me botën e krimit. Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.

Ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga terrritori italian përmes aeroportit të Genovas. Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...